​ Publikohen pamjet satelitore: Çfarë ka ndodhur në Siri pas sulmit të djeshëm

Shpërndaje

Publikohen imazhet e reja satelitore, që tregojnë dëmet e mëdha ndaj objektivave të goditura nga sulmet ajrore të shtunën në Siri.

Tre zona janë shndërruar në rrënoja, pasi Donald Trump, Theresa May dhe Emmanuel Macron iu përgjigjën një sulmi kimik nga regjimi i Asadit, i cili vrau 75 vetë, shkruan Daily Mail

Imazhet e marra të shtunën tregojnë dëmet e shkaktuara nga goditjet me raketa ndaj objekteve që besohet të jenë të përfshira në programin e armëve kimike të Sirisë.
Si rezultat i sulmit janë shkatërruar dy objekte në Homs dhe Qendra Kërkimore Bazrah, në periferi të Damaskut.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar për “pasoja” pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bashkërenduan veprimin ushtarak. Putin ka dënuar sulmet e së shtunës, duke i cilësuar ato si një “akt agresioni” që do të përkeqësonin katastrofën humanitare në Siri dhe do të kenë “ndikim” shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Por presidenti amerikan Trump, është zotuar se do të kryejë sulme ajrore të mëtejshme në Siri, nëse regjimi guxon të përdorë armët kimike përsëri.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson mbrojti vendimin e Britanisë për t’iu bashkuar sulmeve, mes kritikave se Qeveria e Theresa May, kishte vepruar pa miratimin e plotë të Parlamentit.

Loading...