Mbahet samiti Turqi-Rusi-Iran kushtuar Sirisë
Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen të mërkurën në Ankara në kuadër të një samiti kushtuar Sirisë.
“Në deklaratën, që pritet të miratohet në samitin trepalësh Turqi-Rusi-Iran me temë Sirinë, pritet që t’i jepet një theks i veçantë vazhdimit të armëpushimit në Siri, integritetit territorial dhe ndalimit të shkeljeve”, njoftoi AA.Samiti trepalësh me temë Sirinë do të mbahet më 4 prill me pjesëmarrjen e presidentëve të Turqisë, Recep Tayyip Erdoggan, të Rusisë, Vladimir Putin dhe Iranit, Hasan Rohani.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike para samitit, tre presidentët do të mblidhen fillimisht për të diskutuar rreth deklaratës që është planifikuar të publikohet në fund të samitit. Në deklaratë pritet që të theksohet vazhdimi i armëpushimit në Siri, integriteti territorial dhe ndalimi i shkeljeve, si dhe tema të tjera për të cilat ishte rënë dakord në deklaratat e mëparshme. Para samitit trepalësh pritet edhe një takim mes presidentit turk, Erdogan dhe atij iranian, Rohani.