Rajoni

11 vjeçari i kidnapuar mbrëmë u ikën rrëmbysve

Shpërndaje

E.T., 11 vjeçari i cili u rrëmbye mbrëmjen e së dielës në Shtime, tashmë i është dorëzuar prindërve të tij.

Sipas Policisë ai është ekzaminuar nga mjekët dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi tregoi se E.T. që mbrëmë pas mesnatës ka ardhur vet në Polici i cili ka treguar se u kishte ikur kidnapuesve. Tani me të po merren edhe psikologët. Gashi nuk dha detaje për të dyshuar të mundshëm të këtij rasti.

“Për momentin i kemi disa pista por nuk mundem të them më shumë”, tha Gashi, raporton KosovaPress.

Rrëmbimi i E.T. u raportua të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 19:45 të cilin, sipas dëshmitarëve, derisa po luante disa persona e kanë futur në një xhip të zi.

Pas mesnate 11 vjeçari u lajmërua vet në stacionin e Policisë duke thënë se u ka ikur rrëmbyesve nga vetura.

Loading...