MaqedoniTop Lajme

27 prilli, LSDM-VMRO merren vesh për amnisti

Shpërndaje

VMRO-DPMNE-ja pretendon se nuk ka kërkuar amnistinë e deputetëve të saj të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, por vetëm e ka sugjeruar atë, në rast se pushteti dëshiron të ecë drejt reformave. Në një intervistë për Televizionin Telma, kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski, masat gjyqësore ndaj deputetëve të partisë së tij i quajti terror politik.

Jo ne nuk kemi kërkuar amnisti. Ajo ishte më shumë në drejtim të këshillës ndaj Zoran Zaevit dhe mendoj se nëse Zaevi dëshiron të jetë politikan i vërtetë reformator të cilën gjë e ka potencuar disa herë në të kaluarën, ka mundësinë ta dëgjojë këtë sugjerim të nënkryetarit Nikollovski dhe të vendoset mbi situatën, të vendoset mbi atë që njihet si terror politik – deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Analisti Nikolla Dujovski vlerëson se VMRO-DPMNE-ja deklarativisht ka kërkuar disa herë amnisti edhe pse zyrtarisht nuk ka pasur një nismë të tillë në Kuvend. Sipas Dujovskit, aktualisht nuk ka kusht tjetër nga kjo parti për përfshirjen në proceset reformuese.

Amnisti nuk kërkohet as nga LSDM-ja, as nga ndonjë parti tjetër, nuk kërkohet as nga gjykata dhe as nga prokuroria Publike. Çdo deputet ka të drejtë të propozojë zgjidhje ligjore në Kuvend por ata nuk ë bënë këtë. Procesin e udhëheq Prokuroria Publike dhe nga kjo lëndë do të varet zhvillimi i vendit. Lënda duhet të zgjidhet deri në fund m vendim gjyqësor. Gjyqi ndoshta do të vendosë që t’i lirojë të gjithë ata të cilat Prokuroria i akuzon për këtë vepër të rëndë penale por nuk guxon të mbetet asnjë njollë dhe asnjë pyetje pa përgjigje në lidhje me 27 prillin – tha analisti Nikolla Dujovski.

Një javë më parë, Prokuroria Themelore ka dorëzuar aktpadi për ngjarjet e 27 prillit për 30 të akuzuar. Për momentin, asnjëri nga gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit parlamentar nuk ndodhet në paraburgim por pesë prej tyre vuajnë masën e arrestit shtëpiak./alsat-m

Loading...