4 000 $ në muaj për të jetuar në Islandë dhe shëtitur botën

Shpërndaje

Kompania ajrore islandeze “WOW” ka shpallur atë që e quan vendi vakant për “punën më të mirë verore në botë”, në kuadër të së cilës dy persona do të paguhen nga 4 mijë dollarë në muaj për të jetuar në Reykjavik dhe shëtitur botën.

Pjesë e përshkrimit për vendin e punës, kompania thotë se është gjetja e vendeve më të mira për jetën e natës, ushqimit dhe pikave më të mira për t’u vizituar në qytete si San Francisko, Paris, Milan, Stokholm, Tel Aviv, Londër, Dublin dhe Barcelona.

Dy të punësuaritnuk do të bëjnë asgjë më shumë se të enden në qytet dhe të postojë foto dhe video në Instagram. Aplikantët duhet të jenë udhëtarë entuziastë dhe t’i shërbejnë kompanisë si “guidë udhëtimesh”.

Personi i përzgjedhur do të jetë një, por do të lejohet të marrë me vete edhe mikun ose mikeshë. Të dy tok do të zhvendosen përkohësisht në kryeqytetin e Islandës dhe nga aty do të fluturojë për në disa prej 38 destinacioneve të kompanisë ajrore.

Udhëtimet, ushqyerja dhe qëndrimi do të paguhet nga kompania dhe përveç të tjerash, ata do të marrin edhe një pagë mujore prej 4000 dollarësh.

Udhëtimet do të nisin më 1 Qershor dhe do të zgjasin 10 javë. Në çdo qytet ata do të kalojnë dy ditë.

“Ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë mënyra të reja dhe tërheqëse për t’u angazhuar me klientët”, tha për “ABC News” menaxherja e marketingut e Kompanisë WOW, Bjorgheim Palsdottir. “Kjo është një mënyrë e bukur për t’i inkurajuar njerëzit të jenë spontanë dhe kreativë.”

Kushtet e vetme të deklaruara nga kompania janë që çdo aplikant duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe të flasë rrjedhshëm anglisht.  Atyre u kërkohet të krijojnë një video 2 minutëshe për vendlindjen. Data e fundit për aplikime është 14 Maji, ndërsa fituesit do të 4 ditë më vonë. /tvklan.al

Loading...