A ka të dashur Rasheli? Modelja flet për herë të parë për jetën private

Shpërndaje

Rashel Kolaneci është e shumë komentuar në showbiz, sidomos për format bombastike, fotot provokuese që poston në Instagram, por jetën private modelja e ka ruajtur gjithnjë hermetike, madje nuk është fotografuar kurrë krah ndonjë mashkulli.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Rasheli la të kuptohej se nuk ka të dashur kur Ermali e pyeti nëse ka zënë të dashur apo ka ngelur ashtu siç ka qenë.

“Ashtu siç më le, ashtu më gjete, njësoj”, u përgjigj Rasheli. “Me mamin domethënë”, e pyeti Ermali. “Po me mamin”, tha modelja dhe më pas tregoi se djemtë nuk i afrohen asaj.

“Unë nuk i pëlqej asnjë djali. Nuk e di, kanë frikë. Unë i flas, ata ja fusin vrapit. ‘Ikim se na rreh ti’, më thonë mua”, u shpreh Rasheli.

Loading...