Aksident në rrugën Kumanovë – Likovë, fëmijës i thyhen krahët

Shpërndaje

Dy persona të moshës së mitur kanë përfunduar me lëndime në trup, pasi që janë goditur nga një makinë në rrugën rajonale Kumanovë- Likovë.
Siç njoftojnë nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.10, kur makina “Volkswagen Touareg”, e drejtuar nga Xh.A (51), nga fshati Likovë, ka goditur një karrocë në të cilën kanë qenë, A.M (17) nga fshati Llopatë dhe 14-vjeçari nga fshati Sllupçanë.
Tek A.M janë konstatuar lëndime të lehta trupore, ndërsa tek 14-vjeçari, janë konstatuar lëndime të rënda, thyerje të dy krahëve, dhe për shkak seriozitetit të lëndimeve është dërguar për kurim në Qendrën urgjente në Shkup.
Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Kumanovë.

Loading...