Aktorët e ‘O sa mirë’ nuk i mbanin lotët teksa i dhanë lamtumirën e fundit Art Kurtit (Video)
Aktori i njohur Art Kurti ndërroi jetë mëngjesin e ditës së martë, shkruan GazetaBlic.Ai u gjet i vdekur në fshatin Goden të qytetit të Gjakovës.Motivet e vdekjes së Artit ende nuk dihen, por deri tani dyshohet për vetëvrasje.
Arti u gjet i vdekur mëngjesin e së martës në një veturë, ku edhe dyshohet se kreu vetëvrasje.Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë familjarë, shokë e artistë të shumtë, të cilët nuk përmbajtën lotët për humbjen e kolegut të tyre.Gjithashtu, dje u mbajt mbledhja komemorative për Artin në Gjakovë, përveç familjarëve, të pranishëm ishin dhe miqt e qytatarë të shumtë.Ishte kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ai i cili shprehu ngushëllime familajrëve dhe atyre që njohën.“
“Gjëja e fundit që më kishte rënë në mend ishte që kisha pas nevojë me shpreh ngushëllime për Artin. Është shumë e vështirë, por diçka çfarë na dallon prej gjallesave tjera është ajo që ne vendosim për atë si duam ta mbajmë mend dikë” tha kryetari i Gjakovës.Ditën e djeshme, kur dhe ndodhi kjo tragjedi, kishte shumë figura nga politika që reagun për vdekjen e tij, e biles dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i cili shprehu ngushëllime familjarëve e gjithë atyre që njohën Artin.Statusi i plotë:“Me dhembje mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të artistit, mikut dhe kolegut tonë, Art Kurti. Familjes Kurti dhe të afërmve, ngushëllimet më të thella për këtë humbje kaq të madhe e të papritur! U prehsh në paqe, Art! RH” shkroi ai në Facebook./GazetaBlic