Ambasada ruse i përgjigjet Zaevit: Gabimisht të kanë informuar

Shpërndaje

Ambasada ruse në Shkup përmes rrjetit social “Twiter” sot ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për Tv 24, në të cilën tha se diplomati i dëbuar rus ka pasur sjellje të pahijshme në Maqedoni, se disa herë ka qenë i paralajmëruar, por edhe përskaj këtyre ai ka vazhduar e kryerjen e aktiviteteve për të cilën nuk ka qenë i akredituar në vend dhe se këto dëshmi i janë prezantuar edhe Ambasadës ruse.

“Me qëllim apo jo, Zoran Zaev është informuar gabimisht. Dëbimi i diplomatit tonë ishte befasi. Asnjëher nuk kemi marrur asnjë paralajmërim as dëshmi për të cilën flet kryeministri. Edhe më tej vlersojmë se ky akt është i pa bazë, dhe shkakton dëm në mardhëniet ruso-maqedone”, shkruan Ambasada ruse  në Shkup.

Loading...