Ambasadori Bejl: Maqedonia me gjasa reale do të jetë pjesë e NATO-s
Mundësia reale Maqedonia së shpejti t’i bashkëngjitet NATO-s është dallimi më i madh kur flasim për vendin sot në krahasim me të kaluarën, porositi ambasadori amerikan Xhes Bejli sot në tribunën ne Shkup “NATO dhe ti” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.
“Çka nënkupton anëtarësimi në NATO për Maqedoninë dhe qytetarët e saj? Ajo do të thotë se do jeni aleat, jo partner, miq, fqinj me vendet tjera anëtare”, ka thënë Bejli, transmeton Medial.mk.
Sot kur shënohen 69 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Uashingtonit ai shtoi se Aleanca përqendrohet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.
Ai shtoi se hyrja në NATO do të ndihmojë të tejkalohen ndasitë e brendshme politike në vend.
Loading...