Ambasadori rus në SHBA: Sulmet në Siri nuk mund të kalojnë pa pasoja
Ambasadori i Federatës Ruse në SHBA, Anatoly Antonov, i ka dënuar mbi sulmet ajrore të SHBA-së, Britanisë e Francës në Siri.
Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas raportimeve për fillimin e operacionit, ambasadori Antonov tërheqë vërejtjen se këto sulme do të kenë pasoja. Në deklaratë theksohet se “veprimet e tilla nuk mund të mbeten pa pasoja.
“Parashikimet më të këqija u bënë realitet. Paralajmërimet tona hasën në vesh të shurdhër.
Një skenar i parapërgatitur është duke u realizuar. Ne po kërcënohemi përsëri. Ne kemi paralajmëruar se veprime të tilla nuk mund të mbeten pa pasoja.
Gjithë përgjegjësia për ta qëndron në Uashington, Londër dhe Paris.
Fyerja e Presidentit të Rusisë është e papranueshme dhe e pafalshme.
SHBA-ja, zotëruesja e arsenalit më të madh të armëve kimike, nuk ka të drejtë morale t’i fajësojë vendet tjera”, thuhet në deklaratën er ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov.