Arben Taravari rizgjidhet Sekretar Gjeneral i ASH

Shpërndaje

Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët në mënyrë unanime ka rizgjedhur në postin e sekretarit të përgjithshëm, prof.dr. Arben Taravari. Në mbledhjen e Kuvendit qendror pritet të zgjidhet Kryesia qëndrore e kësaj partie.  Ndërsa siç mësohet nënkryetarët do të zgjidhen nga Kryesia Qëndrore e ASH-së.

Kryesia Qëndrore e ASH pritet të jetë prej 25 deri 31 anëtarë, me qëllim që ajo të jetë më efikase, duke rritur edhe peshën politike të antarëve të saj. Për herë të parë pritet që në kryesinë partiake të ketë antar të Kryesisë qëndrore nga Diaspora, njejtë sic ishte edhe rasti i delegatëve të Kongresit të I-rë të ASH, që zgjodhën antarë të Kuvendit Qëndror të ASH nga diaspora, dhe të njejtët tani do jenë të përfaqësuar në Kryesinë Qëndrore të ASH-së, theksojnë nga ASH.

Loading...