Artit, aktorit të ‘O sa mirë’ i jepet lamtumira e fundit (Foto)

Shpërndaje

Dhjetëra persona janë mbledhur sot në varrezat e Gjakovës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Art Kurtit, aktorit të serialit ‘O Sa Mirë’.

Aty shihen edhe prindërit e tij. Art Kurti dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Derisa deri më tani, si dëshmi e vetme është gjetur telefoni i të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit bëhet në orën 18.00, në tyrben e Sheh Fetahut në dalje të Prizrenit.

Ai u gjet i vdekur gjatë ditës së djeshme, kurse Policia ka thënë se dyshimet e para janë se ai ka kryer vetëvrasje.

Kurti përveç aktor, ishte po ashtu edhe këshilltar për të rinj i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini./Express

Loading...