ASH: Zëdhënësit shqiptar në MPB nën hijen e maqedonasve
Zv.ministri i punëve të brendshme me 8 Mars postoj në profilin e tij privat pozicionet e avancimit për shpërblim me rastin e festës së gruas ku avancoi 6 vende të zëdhënësve në sektorë të ndryshme po e citoj statusin e z.Nuhiut si vijon.
Në këtë ditë simbolike, për herë të parë Ministria e Brendshme autorizoi këto shqiptare për zëdhënëse:
1. Merita Shehi – Zëdhënëse në shkallë të Ministrisë së Brendshme;
2. Valdete Etemi – Zëdhënëse në Sektorin e Shkupit;
3. Mirsade Fejzuli- Zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës;
4. Donjeta Veseli – Zëdhënëse në Sektorin e Tetovës;
5. Merlina Islami – Zëdhënëse në Sektorin e Ohërit;
6. Shpresa Amedi – Zëdhënëse në Sektorin e Manastirit;
Shprehim respektim për femrat shqiptare të emëruara dhe përkulje për të gjitha ato që kontribuan për institucionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë.
Mirëpo ky avancim si duket mbeti vetëm në statusin privat të Nuhiut dhe nuk shkoi drejt realizimit asnjë nga këto emra nuk është në detyrën e zëdhënësit ashtu siç shkruaji z.Nuhiu për 8 Mars.
Kjo na len të nënkuptojmë se ministrat dhe zëvendës ministrat e BDI-së janë vetëm funksionarë facebooki asgjë më shumë.
Për ta vërtetuar situatën momentale të zëdhënësve në këto sektorë ua sjell linkun e faqes zyrtare të MPB.
Qendra për informim
Aleanca për shqiptarët dega Tetovë
http://www.mvr.gov.mk/portparoli-na-svr