Barcelona aprovon zgjerimin e stadiumit Camp Nou (Foto)

Shpërndaje

Barcelona ka dhënë dritën e gjelbër për të filluar zgjerimin e stadiumit të tyre në Camp Nou nga një kapacitet prej 99.354 ulëseve në 105.00 ulëse.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar projektin 600 milionë eurosh të enjten duke zbuluar se edhe pjesa përreth stadiumit do të rregullohet gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.

“Ky është një projekt i rëndësishëm për klubin dhe ky lajm është fantastik për klubin dhe qytetin tonë”, u ka thënë Bartomeu gazetarëve.

“Përfitimet janë për të gjithë dhe ky është një plan i ndërgjegjshëm që do të siguroj stadiumin dhe zona do të bëhet një hapësirë e hapur, pa pengesa dhe me zona të gjelbra”

“Kjo do të përfshij një riorganizim të Camp Nout dhe rindërtim të një Palau Blaugrana [zona e basketbollit të klubit]”

“Ne tani mund të shohim këtë projekt duke u bërë realitet”

Më poshtë mund t’i shikoni disa pamje të këtij projekti.

Loading...