Barcelona hidhet në sulm për Salah, zbulohet plani i katalanasve

Shpërndaje

Salah është kthyer në një lider të padiskutueshëm për Liverpulin duke u vënë tanimë në shënjestër të ekipeve më të mëdha evropiane.

Barcelona kërkon ta afrojë egjiptianin në “Camp Noe” dhe për këtë i ka propozuar Liverpulit një shkëmbim me Dembelen, raporton “Diario Gol”.

Mësohet se interesimi i katalanasve për Salah ka ardhur me sugjerim të Leo Mesit, i cili mendon se egjiptiani mund t’i japë shumë ekipit sezonin e ardhshëm. 

Gjithashtu ditë më parë është raportuar se edhe Philippe Coutinho, që u transferua në janar në Spanjë, e ka telefonuar egjiptianin duke i kërkuar që t’i bashkohet atij te Barcelona.

41 gola në të gjitha garat, 31 në Premierligë, kanë bërë që Salah të përjetojë një sezon ëndrrash te “Të Kuqtë”, duke kryesor garën për “Këpucën e Artë”.

Loading...