Barcelona me video mahnitëse për Iniestën
Njëri nga futbollistët më të mirë të Barcelonës, Andres Iniesta , sot edhe zyrtarisht konfirmoi se po kalon ditët e fundit te skuadra katalonase. Pas 22 vitesh në “Nou Kamp” , mesfushori , në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona, ndërsa me këtë rast klubi në rrjetët sociale shpalosi një video emocionuese me të cilën konfirmohet se çfarë domethënie ka Iniesta për Barcelonën. Me këtë skuadër, Iniesta ka fituar 8 trofe në La Liga , shtatë në Super Kupën e Spanjës, 6 tituj në Kupën e Mbretit, 4 në Ligën e Kampionëve, si dhe 3 në Uefa Superkupën dhe Kupën Botërore për klube të FIFA-s.
Loading...