BDI synon postin e presidentit të Maqedonisë

Shpërndaje

Burime diplomatike për Zhurnal bëjnë të ditur se në një nga takimit e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit që në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale të garojnë me një kandidatë të përbashkët dhe ky të jetë shqiptarë, ndërsa vendi i kryeparlamentarit ti kthehet LSDM-së.

“Qëllimi i BDI-së këtë herë është posti i presidentit të shtetit dhe ky post të drejtohet nga shqiptarët. Pasi që kjo parti arriti synimin që të marrë postin e kryeparlamentarit tanimë po bënë luft politike dhe diplomatike që ta shkëmbej të njëjtin me postin e presidentit të shtetit”, thonë burime diplomatike nga Brukseli për Zhurnal.

Loading...