Berlin, pas takimit me Vuciç, Merkel: Serbia ka rol kyç në rajon

Shpërndaje

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se në Bruksel po zhvillohen bisedime të rëndësishme dhe Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës.

“Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri pranë BE, Federica Mogherini po zhvillon bisedime shumë të rëndësishme, ku Serbia ka rol kyç sa i përket Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të kemi shkëmbim të afërt dhe intensiv të mendimeve,” tha kancelarja Merkel duke paralajmëruar se mbledhjet me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë në muajin maj në Sofje, ndërsa në muajin korrik me “formatin e Berlinit” në Londër.

Loading...