Biznesmeni serb hip mbi kulm dhe kërcënon me vetëvrasje (Video)
Pronari i hotelit “Prestigj” në Serbi, Bojan Radovanoviq, ka hipur mbi një kulm duke kërcënuar me vetëvrasje, pasi që policia i kishte shkuar në shtëpi me një vendim gjyqësor për t’ia sekuestruar pasurinë
Kështu kishte ndodhur edhe para dy javësh me biznesmenin serb, i cili kishte kërcënuar me vetëvrasje, duke krijuar një dramë ku ishin përfshirë policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë, shkruan Periskopi.
Mediat serbe kanë raportuar se biznesmeni serb ka probleme me ligjin për një borxh prej 300 mijë eurosh.
“Jam në një situatë ku duhet ta mbroj pronën time”, ka thënë Radovanoviq në një moment.
Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, lidhur me rastin, ka thënë se Policia duhet ta respektojë vendimin gjyqësor.
Ai ka thënë se Policia është duke u përpjekur që të flasë në mënyrë paqësore me biznesmenin.