Bllokohet rruga para Drejtorisë së Policisë-Kukës, protestuesit: 5 euro për të kaluar (Foto)

Shpërndaje

Shumë qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve nga Kukësi, pas protestës që ata bënë dy ditë më parë kundër tarifës për rrugën e Kombit.

Në shenjë simbolike, ata kanë bllokuar rrugën para Drejtorisë së Policisë, tek ‘Myslym Shyri’, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve 5 euro për të kaluar.

Arrestimi i 23 kuksianëve erdhi pas protestës që degjeneroi në shkatërrimin e kabinës në rrugën e Kombit, ku bëhet pagesa për të kaluar në këtë rrugë.

Prej javës së kaluar, çdokush që do të kalojë në këtë rrugë duhet të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro, tarifë kjo që është cilësuar e lartë.

Loading...