Bombardohen caqet ushtarake në Siri (Foto)

Shpërndaje

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar të premte (ora 21:00 sipas kohës amerikane) sulm ushtarak kundër regjimit sirian si kundërpërgjigje për përdorimin e armëve kimike të tyre vikendin e kaluar

Bombardimet filluan në orën 3 pas mesnatës (sipas orës lokale në vendin tonë).

“I urdhërova forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara që të sulmojnë në mënyrë precize bazat që kanë armë kimike të diktatorit sirian Bashar al-Assad”, tha Trump në një adresim popullit amerikan nga Dhoma Diplomatike e Shtëpisë së Bardhë.

Trump ka thënë se sulmet janë bërë në koordinim me Francën dhe Britaninë e Madhe, duke shtuar se qëllimi i kësaj kampanje ushtarake është “një luftë e fuqishme kundër prodhimit, shpërndarjes dhe përdorimit të armëve kimike”.

“Një forcë e kombinuar amerikane, britanike dhe franceze do ti kundërpërgjigjet këtyre sulmeve mizore me të gjitha instrumentet tona kombëtare, ushtarake, ekonomike dhe diplomatike”, tha Trump.

Trump ka thënë se sulmet do të vazhdojnë derisa të përfundojë përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian.

“Ne jemi përgatitur të vazhdojmë derisa këto agjentë të armëve të ndaluara kimike do të ndalohen nga regjimi sirian”, tha në fund Trump.

Loading...