Bota veç fjalë, Assad “kafsha” s’i ndal sulmet kimike (VIDEO+18)

Shpërndaje

Bota veç fjalë, Assad “kafsha” s’i ndal sulmet kimike (VIDEO+18)
Një sulm i dyshuar kimik ndodhi në Douma, një qytet i kontrolluar nga rebelët e ku u vranë dhjetëra njerëz. Organizata humanitare dhe Perëndimi fajësuan regjimin sirian të Assadit për sulmin.

Regjimi sirian ka mohuar deklaratat e bëra nga organizata humanitare, ‘Helmetat e Bardha’, duke e quajtur ‘fabrikim’ nga Jaish al-Islam, grupi islamik që kontrollon qytetin.

Rusia, e cila përkrah regjimin e Bashar al-Assad në luftën civile shtatë vjeçare, gjithashtu ka mohuar përgjegjësinë.

Departamenti Amerikan i Shtetit e bëri Kremlinin përgjegjës për sulmin. Por ndoshta kritika më e madhe për sulmin erdhi nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Nëpërmjet Twitter, Trump e quajti Assadin ‘kafshë’.

Por kjo nuk është hera e parë që Trump, kritikon homologun Vladimir Putin. Gjatë zgjedhjeve në SHBA, Trump e kishte akuzuar direkt Putinin për përfshirje në luftën në Siri.

Pas sulmit të sotëm në Douma, ‘Helmetat e Bardha’ kanë publikuar imazhe grafike dhe video në Twitter rreth pasojave nga sulmi mbi civilët.

Thuhet se më shumë se 40 persona, përfshirë fëmijë, ishin vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Thuhet se civilët kishin vdekur nga bombardimet e Assadit në këtë zonë.

Përdorimi i armëve kimike është i ndaluar sipas traktateve ndërkombëtare, pakte të cilat Siria i ka nënshkruar.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri në marsin e vitit 2011 më shumë se 500.000 njerëz janë vrarë. Lufta shkaktoi ikjen e më shumë se 5 milionë sirianëve nga vendi.

Douma është vendi i fundit i kontrolluar nga rebelët që u bombardua pavarësisht marrëveshjes 30 ditëshe për armëpushim e mandatuar nga OKB.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama kishte thënë se përdorimi i armëve kimike ishte ‘vija e kuqe’ për SHBA’të në konfliktin me Sirinë.

Por kur Assad përdori gazin sarin kundër civilëve në gushtin e vitit 2013, Obama punoi me rusët për të shkatërruar armët kimike siriane.

Se çfarë do të bëjë Shtëpia e Bardhë pas sulmit është e komplikuar nga fakti se politika e Trump ndaj Sirisë duket shumë e ngatërruar.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se misioni ushtarak amerikan në Siri “për të çrrënjosur ISIS’in…po shkon drejt fundit”.

Deri në një vendim të radhës, një sulm tjetër kimik mund të ndodh në Siri, sipas grupit “Helmetat e Bardha’.

https://www.youtube.com/watch?v=htwokN-aqvA&feature=youtu.be

Loading...