Canakopulos: Greqia bëri lëshime për emrin, tani i takon Maqedonisë

Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos tha sot se pala greke ka bërë lëshime dhe tani i takon Maqedonisë të bëjë hapat e nevojshme për arritjen e marrëveshjes.

Lidhur me negociatat e sotme mes ministrave Dimitov dhe Kocias dhe ndërmjetësuesit Nimic, ai u shpreh: “Këto dy parakushte konkrete janë, së pari emër i përbërë dhe e dyta, emri të jetë erga omnes, gjë për të cilën është parakusht modifikimi i emrit kushtetues të fqiut. Vlerësojmë se në korniza të këtyre negociatave, pala greke ka bërë lëshimet e saja, ka arritur deri në gjysmën e urës dhe në këtë moment, koha është që edhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të bëjë hapat e nevojshme që të arrijmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”./albeu.com

Loading...