Çmendet Reali, 300 milionë euro për këta tre lojtarë
Sipas “Don Balon”, Real Madridi ka bërë gati 300 milionë euro për tre lojtarë: Salah – Alisson dhe Lewandowski, të cilët do të tentojë t’i transferojë gjatë verës në “Santiago Bernabeu”.
Objektivi i parë është anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, që shihet si zëvendësues i mundshëm i Gareth Bale, që nuk po len gjurmë tek Reali.
Zidane ka humbur durimin me Karim Benzeman dhe po kërkon për një sulmues. Më së shumti po diskutohet për transferimin e mundshëm të Robert Lewandowskit.
Ndërsa për portën Reali po mendon vetëm për brazilianin, Alisson Becker.
Loading...