Cristiano Ronaldo befasohet nga pritja që i bëjnë në Torino tifozët e Juventusit
Reali i Madridit do të luajë nesër në “Allianz Stadium” sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.
Këto dy ekipe janë ndeshur disa herë me njëra-tjetrën dhe në pesë takimet e fundit Cristiano Ronaldo ka mundur të shënojë ndaj Buffonit.
Në shumë deklarata portieri italian e ka shprehur vështirësinë e të paturit si rival Cristiano Ronaldon dhe as kësaj radhe nuk do të jetë ndryshe, pasi mendohet se portugezi do të jetë rreziku kryesor për mbrojtjen juventine.
Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se tifozët në Torino do ta presin Ronaldon si një “armik”, siç bënë ata të PSG-së në Paris.
Në momentin që autobusi i Realit ka mbërritur në hotelin që ekipi ka rezervuar në Torino, qindra tifozë e kanë pritur me ovacione ekipin madrilen dhe në veçanti Cristiano Ronaldon.