Dafina befasohet për ditëlindje, shpërthen në lot dhe bije në tokë (Video)
Dafina Zeqiri sot po feston ditëlindjen e saj të 29-të.
Me rastin e festës së ditëlindjes ajo ka marrë një surprizë shumë të madhe nga familja e saj. Këtë e ka bërë të ditur vet Dafina në një video të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”.
Motra e madhe, Tringa dhe shoqja e saj e ngushtë Nora kanë fluturuar për në Amerikë duke ia bërë befasinë më të madhe Dafinës. Kjo e fundit nga mallëngjimi dhe habia nuk i mbajti dot lotët dhe u ul në tokë.
“Nuk po me besohet burri im, motra dhe shoqja e ngushtë më befasuan për ditëlindjen e 29-të në New York” ka shkruar Dafina.
Ndryshe, ajo ka shumë vite në skenë dhe tashmë karrierën muzikore po e vazhdon në Amerikë.
Loading...