Del në shitje Lamborghini Huracan i Papa Françeskos

Shpërndaje

Huracani unik, të cilin Papa Françesko e kishte marrë dhuratë nga Lamborghini ka fundi i vitit 2017, do të dalë në shitje më 12 maj, në një ankand bamirës në Monako.

Kjo veturë ka ngjyrë të bardhë, me detaje ngjyrë të artë dhe të verdhë për nder të simboleve të shtetit të Vatikanit.

Papa me rastin e pranimit të kësaj veture kishte vënë nënshkrimin e tij në të.

Pjesa e brendshme është e kombinuar në detaje bardh e zi me lëkurë, transmeton ksp.

Ky Lamborghini Huracan ka motor me kapacitet prej 580 kuajfuqi.

Vlerësohet se ky Huracani do të arrijë çmimin ndërmjet 250,000 deri 350,000 euro, ndërsa paratë nga shitja e tij do të ndahen për qëllime humanitare.

Loading...