Demiri: Interpelanca e VMRO-së, arsyetim për tu kthyer në Kuvend
Qeveria e kryeministrit maqedon, Zoran Zaev javën e ardhshme pritet të përballet me mocionin e parë të votëbesimit nga ana e opozitës. Ky mocion pritet që zyrtarisht të dorëzohet në Kuvend gjatë fundjavës.
Në fakt, mocioni është edhe kushti kryesor i VMRO-DPMNE-së, për kthim në Kuvend apo ndërprerjen e bojkotit që po zgjat më shumë se një vit.
Megjithatë, njohësit e çështjeve politike, thonë se mocioni i VMRO-së më shumë shihet si formë e kësaj partie për t’u kthyer në Kuvend por edhe për largimin e saj nga politikat konfliktuoze.
“Paraprakisht dihet se interpelanca nuk mund të ketë sukses për shkak të numrave të shumicës parlamentare. Por, organizimi i interpelancës në këtë rast i nevojitet VMRO-së për të arsyetuar kthimin e saj në Kuvend pasi qëndrimi i saj i deritanishëm, bojkot ose jo tregoi mungesën e kapacitetit të kësaj partie për largimin nga politikat e gabuara”, thotë analisti Alajdin Demiri.