Deputeti i BDI-së dhe një funksionar tjetër sot në gjyq, ja përse? (FOTO)

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 3” ku të akuzuar janë koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi dhe anëtari i komisionit zgjedhor komunal të Çairit, Ismet Guri, transmeton Portalb.mk.

Deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Këtë lëndë do ta gjykojë gjykatësja, Ola Ristova. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast.

Seanca e kaluar është shtyrë për shkak se ishte në Shqipëri për vizitë zyrtare.

Loading...