Deutsche Bank transferon gabimisht 28 miliardë euro

Shpërndaje

Banka më e madhe gjermane, “Deutsche Bank” transferoi gabimisht 28 miliardë euro në një transaksion të bërë para Pashkëve, konfirmoi sot banka.

“Banka i dërgoi këto para, më 16 mars, në një tjetër llogari të Deutsche Bank tek Eurex që merret me këmbimin e derivateve dhe jo tek një klient”, njoftoi një zëdhënës në Frankfurt.

Një sasi parash shumë më e vogël dhe e paspecifikuar ishte për t’u dërguar në vend të kësaj shume të gabuar dhe jashtëzakonisht të lartë, që është edhe më e lartë se 24 miliardë eurot që vlen në treg ky sektor.

Megjithatë asnjë dëmtim nuk erdhi nga ky gabim, me transaksionin që u anulua pak minuta pasi ishte bërë.

Banka tha se ka analizuar arsyet e këtij gabimi dhe ka marrë masa që të mos ndodhë sërish.

Ky gabim ndodhi në ditët e fundit të shefit ekzekutiv, John Cryan, i cili del në pension. /kp/

Loading...