Dislokimi, shqyrtohen të gjitha objektet e “Shkupit 2014” (Video)

Shpërndaje

Komuna Qendër do të bëjë dislokimin e më shumë objekteve të vendosura në territorin e saj në kuadër të projektit “Shkupi 2014. Nuk dihet ende se cila do të jetë përmendorja e radhës e cila do t’i nënshtrohet dislokimit. Kreu i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq tha se gati për të gjitha objektet të cilat janë vendosur në kuadër të projektit të lartëpërmendur, nga më shumë institucione janë duke u zhvilluar hetime mbi ligjshmërinë e tyre.

Për pjesën më të madhe të objekteve bëhen hetime, varësisht se cili institucion udhëheq hetimin, ashtu hapërojmë dhe ne si komunë. Nuk mund të zbuloj detaje për ndonjërën sepse ka procedurë parahetimore, smund t’i tregojë hapat e Komunës dhe të institucioneve të tjera sepse nuk dua të ndikojë në procedurë, për ndryshme bëhen hetime për thuajse të gjitha objektet. 0:40 Në një pjesë të objekteve nuk mund të veprojmë sepse patjetër duhet bërë shqyrtime adekuate, sepse nëse bëjmë heqjen e ndonjërës atëherë zhdukim materialet provë. Nuk mund të ju them saktë asgjë për shkak të interesit të hetimit – Sasha Bogdanoviq, Kryetar i Komunës Qendër.

Gjatë muajit shkurt Qyteti i Shkupit largoi përmendoren e Andon Janev Qosetos të vendosur përpara Gjykatës Supreme në Shkup, pas vendimit të Inspektoratit ndërtimor të komunës Qendër i cili konstatoi një sërë shkeljesh ligjore gjatë vendosjes së tij vite më parë. Edhe nga Qyteti i Shkupit kanë deklaruar se po shqyrtohet ligjshmëria e të gjitha objekteve dhe përmendoreve të vendosura në kuadër të “Shkupit 2014”./Alsat-M

Loading...