Ditmir Bushati “i kthen” miellin opozitës
Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, vijoi tensioni mes opozitës dhe maxhorancës.
Këtë radhë shkak ka qenë një incident me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, që u hodhi miell deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit e kanë gjuajtur me shishe uji.
Menjëherë kanë ardhur reagimet, teksa në seancë duken që fluturojnë dosjet e punës së politikanëve.
Pamjet e vetme që vijnë nga brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë pas heqjes së kamerave janë ato të ish-kryeminsitrit, Sali Berisha “live” në profilin e tij në Facebook.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dëgjohet duke listuar të tjerë emra të deputetëve të PD-së që duhet të largohen nga salla, shkruan Top Channel.
“Uli trimat Sali! Uli trimat!”, i thonë deputetët e maxhorancës, teksa ish-kryeministri u përgjigjet se “kjo është rezistencë në Parlament”.
“Kjo është rezistencë në Parlament, të nxjerrim jashtë Edi Ramën. E përjashtove Bushatin Gramoz apo e kishte vetëmbroijtje. sa te jenë ata në burg që i futi ai për urrejtjen e Havzi Nelës, kështu do e keni. As mos e diskuto që nuk ka parlament këtu”.
Ai i kërkon kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që ashtu si deputetët e PD-së të përjashtojë dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.