Maqedoni

Drejtori i BDI-së në konflikt interesi, ja kush është?! (FOTO)

Shpërndaje

Hulusi Beqiri nga Kumanova, i cili viteve të fundit ka qenë ushtrues i detyrës së kryetarit të degës së BDI-së në Kumanovë sërish është rizgjedhur në postin e drejtorit të Drejtorisë së Rezervave të Naftës në Maqedoni.  Në bazë të këtij emërimi ai edhe është anëtar i lartë i BDI-së, dhe se është njëri nga dy drejtorët e zgjedhur partiak gjatë vendimeve të fundit të Qeverisë. Ai ka ngelur në këtë detyrë për një mandat të dytë, edhe pse ishte pritur emërimi i kuadrove të reja të kësaj partie, që janë me përgatitje edhe më superiore, njoftojnë burime partiake.  Përveç se anëtar i BDI-së, drejtor i njërës prej drejtorive më të pasura, ai tashmë kryen edhe një funksion tjetër, pasi që së fundi është zgjedhur kryetar i shoqatës mbarëkombëtare “Lëvizja”, e cila është regjistruar në Maqedoni si shoqatë e sektorit civil.  Kjo shoqatë thirret në aktivitetet dhe të kaluarën e LPK-së. Andaj Komisioni Shtetëror Antikorrupsion duhet të vlerësojë se ky funksionarë a duhet të mbajë këto poste, duke qenë drejtor i drejtorisë qeveritare, por edhe drejtues i kësaj shoqate. (INA)

Loading...