Edhe Shefqet Krasniqi sikurse Erdogani ‘godet’ rëndë Haradinajn, ja çka i thotë (Video)

Shpërndaje

Shefqet Krasniqi ka ndjekur rrugën e Taip Erdoganit në raport me Ramush Haradinajn.

Kjo deklaratë e Krasniqit kishte ndodhur në vitin 2014-të pas një deklarate të Haradinajt se ai është kundër tyre.

Kosova dhe Turqia ka acaruar raportet pas operacionit të deportimit të gjashtë shtetasve turq, që Ankaraja i akuzon për mbështetje të komplotit për grusht shteti.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan reagoi ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh kundër deportimit të shtetasve turq, duke shkarkuar ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.

Duke folur në kongresin e partisë së tij në Hatay në juglindje të Turqisë, presidenti turk tha se ” Largimi nga detyra i kreut të zbulimit dhe ministrit të Brendshëm, të cilët na i dorëzuan anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre. Kjo është një turp për kryeministrin e Kosovës”, deklaroi Erdogan.

Loading...