Edi Rama, sërish para mediave për Kukësin: nuk jam tërhequr por askush nuk ka lexuar kontratën (VIDEO)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një konferencë shtypi për tarifimin e Rrugë së Kombit ku tha se nuk ka tërheqje nga qeveria.

Por sipas tij, abonetë për përdoruesit e rregullt të rrugës  janë të parashikuar në kontratë.

 “Ne do të përfundojmë pas 30 ditësh komunikimin me kompaninë. Kam thënë që do të marrim një komunikim  intensiv shpjegues pasi dezinformomi dhe manipulimi i njerëzve ka triumfuar pas shpjegimeve të dhëna ditët e fundit.

A e keni lexuar ju kontratën, me siguri jo. Çka bën që edhe sot faktet që lidhen me kontratën e shkruar shumë kohë më parë që ka një sistem të postatshim, që do të vihet për përdoruesit e shpeshtë thuhet se kam bërë tërheqje. Po këtu ska asnjë tërheqje për të bërë, por për të informuar dezinformomini.

Disinformimi dhe manipulimi i njerëzve në Kukës ka triumfuar mbi shpjegimet që ne kemi dhënë mbi debatet ditët e fundit. Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë nëse duhet të tërhiqesh. Këtu s’ka tërheqje por të luftuar disinformimin. Më vjen shumë keq që në këtë proces pasi kjo kontratë është nënshkruar prej 2 vitesh” tha Rama.

Loading...