“Franca bllokon hapjen e negociatave me Shqipërinë”

Shpërndaje

Shaban Murati, gazetar dhe ish-ambasador, shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” për rolin e pamerituar sipas tij që Bashkimi Europian po i njeh Serbisë. Sipas tij, BE-ja po e toleron Beogradin zyrtar, edhe pse ky i fundit me presidentin e vet Vuçiç, nuk po e kushtëzon në asnjë drejtim politikën e vet të Jashtme me angazhimin për integrimin në BE. Murati rendit vendimet e Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë, çështjen “Skripal”, duke nënvizuar se BE-ja po mbyll sytë para këtij parakalimi të diplomacisë serbe e cila tolerohet edhe aty ku BE shpall prioritete strategjike të vetat.

Në këtë kuadër, Murati sugjeron rivlerësimin e raporteve mes BE-së dhe Serbisë apo shpjegimin e tyre për përdorimin e standardeve të dyfishta dhe preferenciale. Përtej kësaj, ish-diplomati në fjalë përcjell një informacion që i intereson edhe Shqipërisë:
Në diplomaci funksionon edhe shembulli pozitiv, por edhe shembulli negativ. Sepse nuk mendoj se është për t’u duartrokitur qëndrimi i Francës, e cila i krijon Serbisë proruse statusin e shtetit të marrëdhënieve të posaçme dhe i ofron rolin e liderit të rajonit, kurse ndaj Shqipërisë, një shteti me devocion perëndimor dhe me një klasë politike me devocion filofrancez, ka adoptuar sipas burimeve më të fundit të besuara diplomatike qëndrimin e bllokimit të hapjes së bisedimeve të pranimit me BE mbyll shkrimin e tij Murati. Një informacion që vjen ndërkohë që të gjitha mediat po përflasin një rekomandim pozitiv për vendin tonë për negociatat e pranimit.

Loading...