Franca e ka prioritet përfundimin e luftës në Siri

Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka urdhëruar mbrëmë forcat e armatosura franceze që të intervenojnë mbi Sirinë si pjesë e një operacioni ndërkombëtar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klan Kosova.

Ky intervenim mbi caqet siriane erdhi pas sulmit me armë kimikë në Duma, ku dhjetëra fëmijë, burra dhe gra u masakruan, thuhet në deklaratën për shtyp  të Presidentit Macron.

Ai për sulmin kimik e fajëson regjimin sirian dhe thotë së përgjegjësia është tek ta.

“Ne nuk mund të tolerojmë minimizimin e përdorimit të armëve kimike, që është një rrezik i menjëhershëm për popullin sirian dhe për sigurinë tonë kolektive”.

“Ky është kuptimi i iniciativave të paraqitura vazhdimisht nga Franca në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Franca dhe partnerët e saj do të rifillojnë, që nga sot, përpjekjet e tyre në Kombet e Bashkuara për të lejuar krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për përcaktimin e përgjegjësive, për të parandaluar mosndëshkimin dhe për të parandaluar ndonjë shenjë të recidivizmit të regjimit sirian”.

“Që nga maji i vitit 2017, prioritetet e Francës në Siri janë të vazhdueshme: për t’i dhënë fund luftës, për të lejuar qasjen e ndihmës humanitare për popullatën civile, për të arritur një zgjidhje politike të konfliktit, kështu që Siria në fund të gjejë paqen dhe të sigurojë stabilitetin e rajonit”.

“Unë do t’i ndjek këto me vendosmëri në ditët dhe javët që vijnë”.

Loading...