Ftohen raportet midis Gruevskit dhe liderit të ri të VMRO-DPMNE-së, ja kush e zbulon?!

Shpërndaje

Kryetari aktual i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe ish-kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski gjatë kohë nuk kanë komunikuar dhe bashkëpunuar midis tyre, shkruan javorja “Fokus”. Edhe pse funksionarë të lartë të kësaj partie theksojnë se mes tyre nuk ka asnjë zënkë, megjithatë është faktike se ata gjatë kohë nuk komunikojnë. Kjo siç thuhet ka krijuar një ndarje midis tyre dhe dyshohet për ftohje të marrëdhënieve.

Siç mësohet, Mickoski me zgjedhjen e organeve të reja partiake po tenton që të izolojë dhe të përjashtojë nga loja kuadrot e Gruevskit. Ndërsa, së fundi largimi i Gruevskit nga selia e partisë ka shtuar edhe më shumë dyshimet për çarje në kreun partiak. Gruevski ka marrë një zyrë në qendrën tregtare “Paloma Bjanka”, ku ai çdo ditë shihet aty, i shoqëruar me bashkëpunëtorë të tij.

Loading...