Gafur Adili në gjyq me gazetën “Veçer” për shpifje, paralajmëron padi ndaj Ali Ahmetit (FOTO)

Shpërndaje

Veprimtari kërçovar Gafurr Adili ka theksuar se ka ngritur padi civile ndaj gazetës “Veçer” për shpifje, ku kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim.

” Ju njoftoj se, sapo e mora ftesen (me shkrim) nga Gjykata Themelore Shkup 2, ku me njoftojne se, me 1 Qeshor 2018 (ora 12.00) do te zhvillohet Seanca e Pare ndaj gazetes “Veçer” te Shkupit, kunder se ciles (siç iu kam njoftuar edhe here tjeter), permes Avokatit Betim Alili, une kam ngritur padi civile, me akuzen e shpifjes (foto 1), nga e cila une kam kerkuar demshperblim 50.000 €;”, ka shkruar Adili në profilin e tij në facebook.

Ai më tej ka nënvizuar se “pasi ta fitoj gjyqin kunder gazetes “Veçer” te Shkupit, do te ngreje dy padi (penale dhe civile) edhe ndaj z. Ali Ahmeti, me akuzen Izolimim tim 14 vjeçar (korrik 2003 – shtator 2017) ne Republiken e Shqiperise, permes mashtrimit (shif foto 2); – Ne fund, ju njoftoj se do ta padis edhe Akademine e Shkencave dhe Arteve te Maqedonise (ASHAM) te Shkupit, me akuzen per Ofendim dhe….., qe ASHAM (permes Enciklopedise se saj) me ka bere (lexo: ofenduar) edhe mua si shqiptar, si njerin nga pjestaret e Kombit Shqipetar.”, ka shkruar Gafurr Adili.

Loading...