Maqedoni

Gjykata Supreme e Greqisë më 18 maj do ta kumtojë vendimin për Grujevskin dhe Boshkovskin

Shpërndaje

Pas një orë të marrjes në pyetje, me dyer të mbyllura, në Gjykatën Supreme të Greqisë, në Athinë, përfundoi seanca rreth ankesës së parashtruar për ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit.

Vendimin Gjykata do të bëjë të ditur, më 18 maj.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, disa minuta pas orë 11.30 sipas kohës lokale, filloi seanca për Grujevskin dhe Boshkovskin, pasi paraprakisht kaluan të gjitha të tjerët më shumë se 20 raste nga rendi i ditës. Debati zgjati një orë.

Salla gjyqësore u zbraz për shkak të kërkesës nga muaji i kaluar të dy avokatëve nga Greqia gjykimi mbahet me dyer të mbyllura. Për shkak të kësaj në sallën e gjyqit mbetën vetëm Grujevski dhe Boshkovski, ekipi i avokatëve, dy përkthyesit dhe sigurimi policor, por edhe avokati nga Maqedonia, i cili është dëshmitar në rastin.

Më 17 maj, vetëm një ditë para se të bëhet i ditur vendimi në Athinë, në Selanik është caktuar seancë për dokumentet e tyre të udhëtimit të faksifikuara. Ndërkaq, duke marrë parasysh atë se Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski janë në Athinë, është e sigurt se gjykimi do të shtyhet.

Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, zhvillohen tre procese të veçanta të cilat nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën.

Njëri proces është për falsifikimin e pasaportave, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të këtij viti.

Rasti tjetër është për kërkesën e parashtruar për azil më 29 nëntor të vitit të kaluar. Marrja në pyetje para komisionit për azil në Selanik u caktua për më 15 shkurt, por ishte shtyrë, për shkak se ata veç më ishin në Athinë.

Pas përfundimit të seancës, me sigurim policor, Grujevski dhe Boshkovski u kthyen sërish në burgun e Athinës “Koridalos”.

Rasti i tretë është për kërkesën e Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i Gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevskit të ekstradohen në Maqedoni dhe menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë kundër vendimit të gjykatës, që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Athinë.

Edhe për seancën e sotme, si edhe për ato tre seancat paraprake, nuk pati kurrfarë interesi nga mediat në Greqi, ndërsa gazetar i vetëm në gjykatë ishte korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ky është edhe një ndër argumentet e avokatëve të Grujevskit dhe Boshkovskit për kërkesën që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Loading...