Maqedoni

Gjykimi për sulmuesit e Selës, Zaev: jam i bindur se drejtësia do të gjykojë drejt

Shpërndaje

Shkak për të është bërë mosdhënia e lejes e të akuzuarit, Cejo Georgievski, nga paraburgimi shtëpiak.

Seanca u zhvilluar me dyer të mbyllura pasi u dëgjuan provat materiale, por nuk u dha sqarim se çfarë saktësisht.

Për kryeministrin Zaev, dhuna në kuvend më 20 prill të vitit të kaluar duhet të jetë mësim për të gjithë. Ai pret vendim të drejtë për këtë rast.

“Unë jam i sigurt se do të ketë vendim të drejtë në të gjithë këtë ngjarje. Të gjithë ata të cilët kanë shkelur ligjin, do të dalin përpara sistemit të drejtësisë dhe do të përgjigjen për të gjithë ndodhitë, sigurisht në përputhje me dëshmitë që ekzistojnë. Edhe opinioni ishte dëshmitar i gjithë kësaj ngjarje. Jam i bindur se sistemi i drejtësisë nuk do ta fshehë dhe do të sjellë vendim të drejtë me qëllimin kryesor, që nëpërmjet sanksionimit më asnjëherë të mos përsëritet dhe askush më të mos mendojë të bëjë të njëjtin veprim”,- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Seanca e radhës për gjykimin ndaj sulmuesve të Selës pritet të mbahet më 27 prill dhe në të si provë do të shfrytëzohen video-materialet./RTVM

Loading...