Gruevski: Kuptoj për çfarë akuzohem, por nuk jam fajtorë
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën në komunën Qendër.
Ish kryeministri Nikolla Gruevski e kupton atë për të cilën akuzohet, por nuk ndihet fajtor për atë që është akuzuar nga PSP në rastin e dhunës në Qendër.
As Mile Janakievski, as Daniella Rangellova si dhe të akuzuarit e tjerë nuk ndjehen fajtorë.
Në seancën e sotme në Gjykatë ndodhet edhe ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i cili duhet të përgjigjet pyetjeve të avokatëve. Ai më herët ishte marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike.
Në rastin ,,Dhuna në komunën e Qendrës“ të akuzuar janë ish – kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski , deputetja e VMRO- DPMNE Daniella Rangellova edhe 9 prsona të tjerë. Në seancat e mëparshme për keto ngjarje pranuan fajin të akuzuarit, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski, të cilet u denuan me kusht. Ne këtë rast të akuzuarit po ngarkohen për nxitjen e dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës së Qendrës në qërshor të vitit 2013.