Gruevski: Me rastin ‘Titanik’ dëshirojnë të fshehin negociatat për emrin

Shpërndaje

Pas anulimit të seancës së sotme gjyqësore për rastin ‘Titanik’, ish kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se gjykimet ndaj tij kanë për qëllim vënien nën hije të bisedimeve për kontestin rreth emrit.

“Sot në media lajmi i parë do të jetë gjykimi për rastin ‘Titanik’ ndërsa më pas do të vijë lajmi për negociatat rreth emrit. Ndërsa po mbahej seanca gjyqësore për rastin ‘Titanik’, në Ohër zhvilloheshin negociatat rreth kontestit të emrit. Edhe në seancën e kaluar, ndodhi e njëjta, zhvilloheshin negociatat në Vjenë. Tani, ju vlerësoni cili është qëllimi’, deklaroi Gruevski.

Ndryshe në seancën e sotme avokatët e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, kërkuan zëvendësimin e gjykatësve në lëndën “Titanik”. Kjo për shkak të një interviste të prokurores speciale Katica Javena, e cila kishte deklaruara se disa gjykatës kanë qenë të përgjuar dhe bëjnë pjesë tek bombat.

Loading...