Gruevski: Pohimet e PSP-së po bien si dardha në ujë (Video)

Shpërndaje

Pas seancës së sotme gjashtë orëshe për blerjen e makinës luksoze Mercedes, në të cilën dëshmuan katër dëshmitarë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se ka dritë të re në gjykim.

Ai tha se dëshmitari i parë, i cili ka qenë në pozicionin e udhëheqësit në “Auto Maqedoni”, ka konfirmuar se prej 2005 deri 2006 është ndryshuar ligji dhe nuk ka qenë e mundur që përfaqësuesi i përgjithshëm të jetë i vetmi që mund të dorëzojë ofertën në tender, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë siç tha Gruevski, “teza e Prokurorisë Speciale, ka rënë si dardha në ujë – se tenderi ishte kryer nga operatori ekonomik”.

Ndërsa për dëshmitarin Strahil Gligorovski, i cili është ekspert ekonomik, Gruevski deklaroi se ai ka konfirmuar se kompania nga e cila është blerë Mercedesi, nuk ka pasur fitime shtesë.

Seanca e radhës për lëndën “Tanku” në të cilën do të dorëzohen provat me shkrim, është planifikuar për më 8 maj.

Loading...