Habit Enca: Kur më thonë ‘pornostare’ e marr si kompliment, edhe babai më thërret ashtu (Video)

Shpërndaje

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuara e radhës në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Ajo ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj, ku në veçanti ka folur për projektin e saj më të fundit “Dua”.

Enca theksoi se tema që ka trajtuar në këtë klip është shumë aktuale, dhe ka bërë maksimumin për ta pasqyruar në projektin e saj.

E pyetur rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre. (minuta e shtatë në video)

Ndër të tjerash, ajo theksoi edhe se nuk ndjehet aspak keq kur e ofendojnë me komente negative. Madje, kur i thonë mund të ishte një ‘pornostare’, këngëtarja këtë gjë e merr si kompliment, teksa me të qeshura thotë se edhe babai i saj e thërret ashtu.

Loading...