Halimi: Dhunuesit kërkonin gjak shqiptari
Njëri nga sulmuesit luante nxehtë-ftohtë, për një moment e qetësonte masën ndërsa nga ana tjetër ishte I kthyer kah Sela”, tha dëshmitari Abdylfeta Halimi, në seancën e sotme gjyqësore, për tentim-vrasjen e Ziadin Sellës.
Ai gjatë seancës së sotme ka njohur të akuzuarin Aleksandar Janevski – Tosta.
“Njëri nga dhunuesit kishte hipur mbi karrige dhe mbante maskë. Ai jepte urdhra se kush duhet sulmuar. Kishte edhe një që kërkonte gjak shqiptari, ai kishte të veshur një bluzë të zezë dhe nuk mbante maskë”, deklaroi Halimi.
Halimi ka njohur edhe Kire Georgievski, për të cilin tha se është dhunuesi pa maskë.
“Zaevit I thoshte se je shpirt shitur, tradhtarë dhe shqiptarë i vogël”, u shpreh Halimi sipas të cilit personi me maskë tha se ka bërë thirrje që të vritet Sela.
Vazhdon seanca gjyqësore për tentim-vrasjen e Ziadin Selës
Në Gjykatën Penale vazhdon sot seanca e radhës për gjykimin e të akuzuarve për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, njiherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Tre dëshmitarë duhet të japin dëshminë e tyre për ngjarjet e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar, mes tyre edhe pjesëtari i sigurimit Abdylfeta Alimi, i cili në gjykatë është sjellë nga paraburgimi.
Në seancën e kaluar, që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan dëshmitë e Talat Xhaferit, kryetar i Kuvendit, Damjan Mançevskit, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si edhe deputetit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.