Hashim Thaçi viziton Shkupin, realizoi takim me kryekuvendarin Talat Xhaferi (Foto)

Shpërndaje

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Maqedoni, për të marr pjesë në Samitin “Bërdo Brioni”, nikoqir i së cilës është homologu i tij, Gjorge Ivanov.

Thaçi e filloi vizitën e tij, duke e takuar kryekuvendarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi. Të dy kanë folur për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe përparimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ai e ka përgëzuar për punën dhe reformat e bëra, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euro-atlantike të Maqedonisë.

“Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinjë”, shkruan Thaçi.

Loading...