Hoxhë Jonuz Zejnullahu (Mic sokoli), shkatërruesi i bunkerëve në Koshare

Shpërndaje

Hoxhë Jonuz Zejnullahu është lindur me 12 Maj 1975 ne fshatin Skifteraj, Komuna e Vitisë.
Shkollen fillore e perfundoi në vendlindje, me sukses të shkëlqyer ne vitin 1990. I dalluar me një ambicje të fortë për studime fetare mori vendim që shkollën e mesme ta vazhdojë në medresen “Alaudin” në Prishtinë. Aty tregoi zell dh aftësi të mëdha, kur më 1994 përfundoi mësimet me sukses te shkelqyer. Deshira e madhe per te vazhduar stdudimet me tutje sikur ngeci ne gjysme, per shkak te kushteve ekonomike ai nuk mundi te vazhdonte studimet per teologji. Keshtu qe mesimet per fe vendosi ti praktikoje dhe me 1995 ne moshe fare te re emerohet si imam ne fshatin Drobesh, kurse nje vite me vone emrohet prap si imam ne fshatin e tije te lindjes ne Skifteraj. Detyren e tije si imam e vazhdoi per nje vit rresht, ku me pas sikur I erdhi radha te behej realitet endrra e tije per studime teologjike ku ne vjeshten e vitit 1996 ai u regjistrua ne Fakultetin e Damaskut (Siri) per studime teologjike.
Atje studimet I vazhdoi per dy vite me radhe, por ne vitin 1998 me shkak te kushteve ekonomike fatkeqesisht detyrohet ti nderprese ne gjysme. Nga kjo gjendje e rende ekonomike kthehet ne vendlindje dhe hape nje lokal zejtarie ne qytetin e Gjilanit, me shprese se do t’i ndihmoje sadopak familjes. Kjo ishte koha kur rinia atedhetare pergatitej per t’i treguar Serbise se keta njerez, kjo toke dhe ky nenqiell ka djem e vasha qe I dalin zot atdheut. Me 15 Mars 1998 u organizuan demostrata ne tere Kosoven, demostrate kjo ne shenje solidarizimi per qendresen heroike te Drenices.Ne vijat e para te demonstruesve pa dyshim qe gjithnje ishte prezent Hoxh Jonuzi per çka edhearrestohet me 15 Mars te vitit 1998 nga policia serbe e rajonit te Vitise. Mirepo ky arrestim dhe keto kercenime te vazhdueshme qe I ben Hoxh Jonuzit nuk e tremben fare, sepse ishte me se i vendosur te luftoje per drejtesine dhe çlirimin e vendit.
Ne muajt e veres se vitit 1998, Hoxhe Jonuzi ishte gjithmone ne levizje ne sherbim te vazhdueshem te Ushtrise Çlirimtare te Kosove. Si pjestar i saje ai vazhdimisht vizitonte vendet ne Jezerc,Nerodime,Drenice,Dukagjin etj. Vizitat e tije kishin qellim mbeshtetjen dhe qendrimin sa me afer vllezerve e motrave neper instikame ne ras te ndonje konflikti te armatosr me armikun. Ne vjeshten e vitit 19998 u relativizuan luftimet ne Kosove me marrveshje te faktorit nderkombetar, Hoxhe Jonuzi mobilizohej si nga ana emocionale por edhe nga ajo ushtarake per siç thoshte edhe vete Hoxha “per dasmen e madhe ne pranvere”. Lufta sa vinte e intensifikohej. Ishte agu I pranveres qe me pse do ta merrte emrin “Pranvera e pergjakur” Shtabi I Pergjithshem I UÇK-se dha kushtrim per mobilizim te pergjithshem te ushtareve. Hoxh Jonuzi veçse ishte gati. Ai tashme kishte vetem nje enderr: “te dal balle per balle me ata qe s’kane fe e atedhe, qe s’njohin as Kur’an e Bibel, as Zot”.
Duke qene se ishte gati, bashke me disa shoke luftetar trima kaloi neper malet e Karadakut,per te kaluar ne Kumanove,si nje skifter qe s’trembet kurre. Me 20 prill 1999 bashk me shume vullnetar tjere edhe Hoxh Jonuzi u ikuadrua ne Brigaden 138 “ Agim Ramadani” e cila pastaj drejtepersedrejti I solli ne kufirin Shqiptaro-Shqiptar, pikerisht ne Koshare, aty ku u zhvilluan betejat me te medha per lirine e Kosoves. Ne ate pjese ku luftimet vazhdonin pa rreshtur, dite e nate,sepse behej fjale per marrjen e rruges qe shfrytezohej nga serbet, nepermjet te ciles furnizoheshin me armatim ushtria serbe njeherit ishte edhe rruga e vetme ne ate rajone te Koshares nga e cila furnizoheshin serbet.
Ne mbrojtje te rruges ishin vendosur bunkeret e serbeve. Luftetaret e UÇK-se ishin afruar shume afer bunkereve te ushtrise serbe, megjithse luftimet ishin jashtezakonisht te rrepta,sa qe duhej nje vetebesim dhe trimeri e jashtzakonshme qe te shkohej deri ne piken ku ishin vendosur ato qerdhe vrastare serbe.
Me 5 Maj 1999 Hoxh Jonuzi kishte vendosur qe t’i sulmoje dhe t’i shfarose ata bunkiere, njesoj si dikur Oso Kuka e Mic Sokoli. Hoxh Jonuzi si gjihmone sy pa trembur e zemer luan sulmon me granata bunkierin e pare aty dhe I le te vdekur shume snajperist serb, me pastaj sikur nga kjo merr edhe me shume force e trimeri, vazhdon te sulmoje edhe bunkierin e dyte ku edhe aty pati vrare shume ushtar serb. Ai sikur donte te deshmonte me çdo kusht zemren e tije prej nje luftetari te devotshem, sikur donte te deshmonte se si shqiptaret jane realiteti i ketyre diteve qe po jetojme. Me kete bindje vendos te sulmoje ashtu I vetem edhe bunkierin e trete te armikut, ku nga luftimet e zjarrta dhe shperthimet ne bunker Hoxh Jonuzi la te vrare 27 ushtare serb ku dhe merr kontrollin ne ate pike startgjike.
Nga ajo lufte e balleperballshme dhe e forte, Hoxha merr plage te renda ne trup, edhe pse nga plaget e renda, zemra e tije e madhe sa bjeshket e Koshares nuk ndalonte edhe per disa ore te tjera, duke I dhene foce te terhiqet triumfues nga ajo vije e luftimeve dhe ashtu I plagosur te kthehet te shoket qe ishin qindra metra larg tije. Aty shoket e marrin per ti dhen dhe ndihmen e pare ku me pas per ta derguar per intervenime me te medha kirurgjike. Duke e bartur ne duar te shokeve ushtare, Hoxh Jonuzi arrine te flas ashtu i plagosur duke treguar deshiren e tije per te qene ende ne vije te frontit per te pare me syte e tije “Fitoren e madhe”, siç e quante ai.
Nga keto fjale te Hoxh Jonuzit te gjithe ushtaret e UÇK-se u mobilizuan edhe me shume. Sikur fjalet e tije e siguruan fitoren, sikur zeri I tije u foli zemrave dhe u tha se fitorja ishte e jona. Dukej se frika sa do e vogel ne paste çene, aty s’ishte me kishte humbur. Fjalet e Hoxhes s’lane vend per asgje tjeter pos guximit,shpreses dhe festes per fitore.
Por gjate rruges per tek kampet e ndihmes mjeksore, Hoxha nuk I perballon dot plageve te marra. Zemra e tije pushoi por zhurma e zemres se tije u rrit se rrahuri, ne fak zhurma e zemres se tij tani u rrit sa t’I shtoje dridhjen armikut. Ajo zhurme ishte nga krismat e pushkeve qe nuk ndalonin tashme per te rikujtuar Mic Sokolin e Ri, Hoxh Jonuzin. Edhe vdekja Hoxhes ishte frymzim per trimat e UÇK-se te cilet te frymzuar maksimalisht nga shembulli heroik I Hoxh Jonuzi arriten ti shpartallojne hordhite barbare serbe.
Pas vdekjes se tije vepra dhe personaliteti I tij meritueshem u krahasua me ate te Oso Kukes e Mic Soklotit. Per kete nga shoket dhe nga UÇK-ja mori epitetin Mic Sokoli I Dyte.
Hoxh Jonuzi pas vetes la familjen e tije e cila mburret dhe ndihet krenare per vepren e birit te tyre. Hoxha ishte i martuar dhe la pas vete bashkeshorten Makfiren, vajzen Mirsaden dhe djalin Jonuzin, I cili lindi pas vdekjes se te atit per qka edhe ia pertiu emrin e lavdishem Jonuz Zejnullahu I Ri.

Loading...