”Isha vetëm 15-vjeç kur u nisa në këmbë për në Greqi”, Sinan Hoxha rrëfen periudhën më të vështirë të jetës
Ai është një nga këngëtarët më të njohur e më të paguar në radhët e artistëve shqiptarë, mirëpo për Sinan Hoxhën gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu. I hapur gjithmonë për mediet, ai ka rrëfyer gjithmonë në daljet e tij publike se rrjedh nga një familje e varfër dhe se fillesat e tij në muzikë i ka nisur pikërisht në Greqi, ku ka shkuar fillimisht si emigrant i paligjshëm.
I ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘’Boom’’, këngëtari i dashur i muzikës popullore ka folur më gjatë për të shkuarën dhe sakrificat kur u largua drejt vdendi fqinjë: “Vajta në Greqi për herë të parë nga vitet ‘90. Ishte koha kur këta tanët nuk të linin në kufi, kurse greku të priste. Isha shumë i vogël, nja 14-15 vjeç dhe vajtëm atje, kalo një mal, kalo një kodër, baltë e shi ishim bërë ne telef pa bukë. Një familje më pa atje dhe tha “krima”. Krima do të thotë i vogël.
Më morën në shtëpinë e tyre dhe më futën brenda.’’ Më tej ai tregoi sesi në Greqi kishte hasur gjëra që në Shqipëri nuk ekzistonin, siç ishte dushi. “Ne ishim mësuar laheshim me kanaçe. Para se të shtronin drekën, më thanë shko futu bëj një dush se jë bërë pis. Futem unë tek dushi, nuk e dija çfarë ishte dushi. Pashë një çezmë aty, e hapa unë akull uji.
Prit se po ngrohet s’ka, prit se po ngrohet s’ka. E mbylla! Thashë prit se mos është kjo tjetra?! Hapa atë, valë ai. Prit se po vjen tamam, po unë nuk e dija që ato duhet të kombinoheshin të dyja. Si përfundim u lava me ujë të ftohtë.”-shtoi ai, duke provokuar të qeshura në studio.